back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeDiskutohet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Diskutohet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Të ngjajshme

Tifozët e Man Utd s’i besojnë në emri befasues në skuadrën e tyre të Premier League

Ka një emër surprizë në skuadrën përfundimtare. Manchester United ka...

Vazhdon kriza te City, edhe Ait-Nouri humbet derbin e madh

Manchester City po pëson një krizë të re lëndimesh. Pas...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, Agim Gashin.

Në takim, ku i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, kryeministri falënderoi për punën që ka bërë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Kosovë që nga pas lufta, me theks të veçantë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, njofton kumtesa, transmeton “Zeri.info”.

Kryeministri Mustafa shprehu mbështetjen e Qeverisë për këtë mision, duke theksuar përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Gjatë takimit, u bisedua për angazhimet institucionale në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, Agim Gashi, e njoftoi kryeministrin për punën që bënë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në disa aspekte.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz