back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDiskutime për industrinë e mbrojtjes, Ambasada e SHBA: Ky sektor ka potencial...

Diskutime për industrinë e mbrojtjes, Ambasada e SHBA: Ky sektor ka potencial ta pozicionojë Kosovën si kontribues kyç në sigurinë globale

Të ngjajshme

Ambasada Amerikane në Kosovë ka thënë se sektori i mbrojtjes ka potencial për të nxitur rritjen ekonomike, dhe për ta pozicionuar Kosovën si një kontribuues kyç në sigurinë globale.

Ambasada njoftoi për një tryezë të përbashkët me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcën e Sigurisë dhe Dhomën Amerikanë të Tregtisë në Kosovë.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se kjo industri mbrojtëse i forcon dy kombet, Kosovën dhe SHBA-të.

“Krenar që i bashkohem Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për diskutime të rëndësishme mbi industrinë mbrojtëse të Kosovës. Ky sektor ka potencialin jo vetëm për të nxitur rritjen ekonomike, por edhe për ta pozicionuar Kosovën si një kontribues kyç në sigurinë globale – të nxitur nga inovacioni dhe partneritetet e forta me kompanitë amerikane. Një industri mbrojtëse elastike dhe moderne i forcon të dy kombet tona”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit