back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajme“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidenten dhe ministrin e...

“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidenten dhe ministrin e Tanzanisë

Të ngjajshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo.

Takimet, siç përshkruan Osmani, u karakterizuan me diskutim të hapur dhe miqësor, shkruan IndeksOnline.

“Me Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo në Samitin Botëror të Qeverisjes.

Diskutim i hapur dhe miqësor, në vazhdën e marrëdhënieve të mira në mes të Kosovës dhe Tanzanisë” u shpreh Osmani.

Presidentja e vendit është duke qnëdruar në EBA, në kuadër të Samitit Botëror për Qeverisje./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz