back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeDisa të plagosur nga dhuna në Serbi, përplasen mbështetësit dhe kundërshtarët e...

Disa të plagosur nga dhuna në Serbi, përplasen mbështetësit dhe kundërshtarët e Vuçiqit

Të ngjajshme

I mituri publikon foto me armë, familjari pas intervistimit e dorëzon në polici

Një i mitur në Malishevë është intervistuar nga autoritetet,...

Termokos-i me letër mirënjohjeje për qytetarët e Prishtinës

Ndërmarrja publike “Termokos” ka falënderuar të gjithë qytetarët për...

Përplasje të dhunshme shpërthyen në Novi Sad, ku protestuesit anti-qeveritarë dhe mbështetësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq u përballën për të dytën ditë radhazi.

Sipas raportimeve, mbështetësit e Vuçiq hodhën flakadanë drejt protestuesve pranë zyrave të Partisë Progresive Serbe.

Derisa protestuesit kundër qeverisë përgjigjën duke thyer dritaret e ndërtesave.

Sipas Al Jazeera, policia serbe ndërhyri dhe u vendos jashtë godinës për të mbrojtur objektin, ndërsa Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq konfirmoi se një oficer u plagos gjatë përplasjeve.

Ai kërkoi rikthimin e rendit dhe ligjit në vend, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe paqes shoqërore.

Këto ngjarje ndodhin pas më shumë se nëntë muajve të protestave të vazhdueshme kundër presidentit serb Vuçiq dhe qeverisë së tij, të cilat kanë intensifikuar tensionet politike në Serbi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz