Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë aktori i njohur kosovar, Blerim Peci – shkruan Periskopi.
Këtë lajm të papritur e bëri të ditur miku i tij, Fehmi Ferati, përmes një postimi në “Facebook”.
“Herët bre Bel, shumë para kohe me shkru këtë lajm për ty”. Rand shumë e randë bre! Njoftojmë miqët, shokë, familjarë e bashkëpunëtorë se Blerim Peci sot ndërroi jetë”, ka shkruar ai.
Aktori Peci njihet për pjesëmarrje në emisione të ndryshme humoristike.
Së fundmi ai ishte pjesë e emisionit “Vikendi”, i cili transmetohej çdo javë në televizionin publik.
Një nga pjesët më të pëlqyera të këtij emisioni ishte “Udhëtimi në kohë”, në të cilin aktori i ndjerë Blerim Peci luante rolin e një burri tradicional të viteve të mëparshme.
Para se të angazhohej në emisionin “Vikendi”, ai njihet edhe për emisione të tjera, në mesin e të cilëve ishte edhe “ShowMeselation”./Periskopi
Ndiqeni videon nga minuta e 12’të:
Ndiqeni videon nga minuta e 13’të:
Intervista e Blerim Pecit me Arian Çanin:
Emisioni “ShowMeselation” të cilin aktori i ndjerë Peci e moderonte me Fehmi Feratin:
Video e realizuar vite më parë: