Disa fshatra në Drenas që 12 orë pa rrymë, Krasniqi: Në vend që të shkojmë përpara, jemi duke u kthyer pas
dp

Lexo edheDurmishi me detaje për urat në Veri “minutë pas minute”: Në shtator do të kalojmë me vetura

Ai ka bërë të ditur se banorët po përballen çdo ditë me ndërprerje të gjata dhe të vazhdueshme të energjisë, që po ua vështirësojnë jetën e përditshme.
“Sot, që nga ora 09:00 e mëngjesit e deri në orët e mbrëmjes, tashmë ora është 19:00, banorët kanë mbetur pa rrymë. Kjo nuk është një rast i veçuar, por realiteti i përditshëm për banorët e këtyre fshatrave,” shkruan Krasniqi.
Ai kritikoi ashpër institucionet për dështimin në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike, duke theksuar se ky është regres, e jo zhvillim.
“Nuk është më fjala për ndërprerje të rrymës me orar 8 me 2. Tashmë jemi dëshmitarë të ndërprerjeve edhe më të gjata. Si është e mundur që pas kaq vitesh premtime dhe propagandë për zhvillim të qëndrueshëm, sot jemi dëshmitarë të një regresi kaq të thellë?” shkruan tutje ai.

Lexo edheDurmishi me detaje për urat në Veri “minutë pas minute”: Në shtator do të kalojmë me vetura
Krasniqi e përmbylli reagimin e tij duke theksuar se energjia elektrike nuk është luks, por nevojë jetike, dhe një gjendje e tillë është e papranueshme për qytetarët./lajmi.net/