back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeDiplomati britanik, ish-këshilltar i Clark, tregon si e bindën UÇK-në të demilitarizohej:...

Diplomati britanik, ish-këshilltar i Clark, tregon si e bindën UÇK-në të demilitarizohej: Unë e shkrova tekstin

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Diplomati britanik, John Stewart Duncan po dëshmon në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duncan, i cili ishte këshilltar politik i ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, tha se ai ishte autor i tekstit të marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së.

“Unë isha i pranishëm, sepse unë e kam shkruar tekstin e marrëveshjes”, tha ai.

Marrëveshja, tha ai, “përmbante edhe përfitime, edhe ndëshkime”.

“Pra, ju si ushtri e Kosovës, bini dakord që të zbrisni nga malet, të shkoni në kampe t’i dorëzoni armët, dhe si shpërblim, ne do t’ju gjejmë juve një rol për ta luajtur në shoqëri, dhe kështu funksionoi ky proces. Ky është modeli që shfrytëzova unë për ta hartuar këtë marrëveshje”, tha ai.

Duncan tha se me nënshkrimin e marrëveshjes “nënkuptohej që të vazhdonte procesi që UÇK-ja, nga përceptimi ndërkombëtar, të shndërrohej nga një grup kriminelësh apo terroristësh, të ishin luftëtarë të lirisë që e kishin nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë”.

Diplomati tha se ai e dinte se çfarë do të ndodhte dhe në çfarë do të shndërrohej UÇK-ja dhe se këtë ua kishte shpjeguar komandantëve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz