back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeDiplomatët norvegjezë takohen me Kurtin

Diplomatët norvegjezë takohen me Kurtin

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është takuar sot me përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë – Departamenti i Evropës Juglindore dhe Jens Erik Grøndahl, ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë.

Në një komunikatë nga VV thuhet se Arne Sannes Bjørnstad e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor nga Norvegjia shprehi interesim për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet e ka forcimin e shtetit në të gjitha fushat, në drejtësi, në ekonomi e në atë sociale”, thuhet në njoftim.

Ndërsa sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, Kurti ka thënë se duhet të nxjerrin mësimet nga e kaluara në mënyrë që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime të qarta, dhe kësisoj të jetë solid.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz