Diomande i impresionon të gjithë te Real Madridi

Yan Diomande ka nisur të lërë përshtypje të mëdha te Real Madridi, pavarësisht se është ende në fazat e para të aventurës së tij me klubin spanjoll.
Sipas ESPN, sulmuesi i ri po impresionon ndjeshëm si stafin teknik, ashtu edhe bashkëlojtarët në Madrid. Niveli i tij dhe potenciali i madh që posedon kanë befasuar njerëzit brenda klubit.
Diomande po vlerësohet për cilësitë individuale, intensitetin dhe aftësinë për të bërë diferencën në fazën sulmuese.
Paraqitjet e tij në stërvitje kanë bërë që te Real Madridi të krijohet bindja se bëhet fjalë për një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm për të ardhmen.

Lexo edheAmorim “spastron” Milanin, tre futbollistë mund të largohen
Stafi teknik po e ndjek nga afër zhvillimin e tij, ndërsa edhe lojtarët e skuadrës janë impresionuar nga niveli që ka treguar.
Real Madridi vazhdon strategjinë e investimit te talentet e rinj dhe Diomande shihet si një tjetër projekt i rëndësishëm për të ardhmen e klubit.














