Dinamo City lëshon epërsinë ndaj Pafos, 1:1 në Tiranë

Dinamo City ka barazuar 1:1 me Pafos në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës, të zhvilluar në Shqipëri.
Skuadra shqiptare arriti të kalojë në epërsi në minutën e 79-të, kur Fadairo realizoi për 1:0 dhe ndezi shpresat për një fitore në shtëpi.
Megjithatë, avantazhi i Dinamos zgjati vetëm tri minuta. Në minutën e 82-të, Pafos fitoi një penallti, të cilën Lele e shndërroi në gol për rezultatin përfundimtar 1:1.
Kështu, skuadrat do ta nisin ndeshjen e kthimit nga një rezultat plotësisht i barabartë, me kualifikimin për në fazën e ligës së Ligës së Konferencës që mbetet ende i hapur.

Lexo edheDrita ndalet në barazim ndaj Inter d’Escaldes, gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit
Pafos është kundërshtar me përvojë të konsiderueshme evropiane. Sezonin e kaluar, kampioni i Qipros u paraqit në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, pasi kaloi me sukses kualifikimet dhe eliminatori i fundit ndaj Crvena Zvezdës i siguroi pjesëmarrjen historike në elitën e futbollit evropian.
Dinamo City tashmë ka nevojë për një rezultat pozitiv në Qipro për të siguruar një vend në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.














