BallinaLajmeDimër i vërtetë, nesër vijnë reshjet e dendura të borës!

Dimër i vërtetë, nesër vijnë reshjet e dendura të borës!

Të ngjajshme

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Gucati: Marre, në emër të atyre 3 shkronjave janë vrarë njerëz

Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është dëmtuar, e...

Çmimi i naftës nuk ndryshon as sot, mbetet si dje

Ministria e Industrisë ka publikuar dje çmimet e derivateve...

Moment kritik/ Alketa Vejsiu, Roberti e Ermali bllokohen në ashensor

Një moment kritik ka ndodhur ditën e djeshme për...

Bella Hadid kthehet në Festivalin e Filmit në Kanë, shkëlqen me paraqitjen

Bella Hadid dhe vëllai i saj më i vogël, Anward Hadid, ecën...

Mbrëmë dhe sot në Kosovë dhe pjesë tjera të rajonin tonë kanë filluar reshjet e dëborës, kurse temperaturat kanë shënuar ulje të theksuar. Ky është vetëm fillimi por sot nuk priten reshje të mëdha, megjithatë reshjet e dendura të borës pritet të rifillojnë gjatë natës sonte.

Sonte dhe nesër në Kosovë priten reshje të dendura bore dhe atmosfera do të jetë sikur të jemi në Dhjetor ose Janar. Reshjet më të fuqishme të dëborës priten në juglindje, verilindje dhe lindje të vendit ku pritet që lokalisht deri të mërkurën paradite trashësia e borës të arrijë deri në25 – 30 cm. e ndoshta edhe më shumë në ndonjë rajon deri në gjysmë metër. Më pak reshje bore priten në vise tjera, por prapëseprapë priten reshje solide bore në shumicën e territorit të Republikës së Kosovës.

Reshje të dendura bore priten edhe në Maqedoninë e Veriut dhe veri, verilindje dhe lindje të Shqipërisë. Reshje afatshkurtra bore mund të paraqiten në Shqipëri edhe në disa rajone ku reshjet e borës janë dukuri mjaft e rrallë.

Nga e enjta dhe e premta priten ngritje graduale të temperaturave, por njëkohësisht herë pas here do të ketë reshje shiu, shqote dhe bore./Meteoballkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz