Pas lajmit të dhimbshëm për ndarjen nga jeta të Eldion Kelmendit, vëllait të fituesit të “Big Brother VIP 4”, Gjesti, ka reaguar edhe ish-banori i shtëpisë së famshme, Jozefin Marku.
Përmes një postimi emocional në Instagram, Marku ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen Kelmendi, duke shkruar:
“Lajm i trishtë për humbjen e një jete kaq të re, na i preke zemrat të gjithëve. Uroj që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar dhimbjen. Qoftë lule e xhenetit.”

Ngjarja tragjike që ndodhi në Treboviq të Pejës ka prekur jo vetëm familjarët, por edhe opinionin publik dhe komunitetin artistik në Kosovë e Shqipëri. Reagime të shumta të ngushëllimi vijojnë të mbërrijnë në rrjetet sociale për Gjestin dhe familjen e tij.