Policia e Kosovës bën të ditur se në fshatin Tomoc të Istogut një stallë me ushqim bagëtish është përfshirë nga zjarri
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ku një person ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshirë nga zjarri stalla me ushqim bagëtish, një sasi dru për djegie dhe disa vegla pune.
Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
- Advertisement -