Digjet punëtoria në Drenas: Shkaktohen dëme në vlerë prej 120 mijë euro, mbesin pa punë 16 persona

Të dielën pas mesnate punëtoria “Graniti” në Kizhnarek të Komunës së Drenasit e ka kapluar zjarri.
Nga ky zjarr kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona. Derisa dëmi i shkaktuar nga djegia e makinave dhe materialit kap vlerën prej 120 mijë euro
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore, njësia e zjarrfikësve dhe njësia e KEDS-it të cilët e kanë lokalizuar zjarrin, në përjashtim të auto ambulancës e cila nuk ka dalë në vendin e ngjarjes ani pse është thirrur.
Gjatë shuarjes së zjarrit gjashtë të lënduarit kanë marrë trajtime mjekësore në QKMF në Komoran rreth orës 03:20 të mëngjesit të ditës se diele. Dëshmitari i parë i cili e ka parë zjarrin ka deklaruar se ai ka ardhur si pasojë e energjisë elektrike, shkruan Ekonomia Online.
Si pasojë e këtij dëmi, pronari i punëtorisë Ahmet Nuhaj tha se kanë mbetur 16 persona të papunë, konkretisht katër familje.
“Punëtoria ka qenë biznes familjar prej të cilit kanë fituar bukën e gojës katër familje”.

Lexo edheNjihuni me pamjet mahnitëse të Liqenit të Vasilevës, ku mund të zhvilloni aktivitete të shumëta
Nuhaj ka sqaruar se rasti po vazhdon të hetohet nga Policia, por që sipas tij, Komuna e as KEDS-i nuk kanë dashur që të marrin përgjegjësi dhe me pas nuk janë lajmëruar.

















