back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajmeDigjet një shtëpi në rrugën B në Prishtinë, policia jep detaje

Digjet një shtëpi në rrugën B në Prishtinë, policia jep detaje

Të ngjajshme

IKD-ja dorëzon kërkesë për një debat parlamentar mbi moszbatimin e të drejtës për pension të moshës

Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi në Kosovë, ka njoftuar se...

Arrestohet vëllai i Mbretit Charles

Policia ka arrestuar vëllain e Mbretit të Mbretërisë së...

Sot në rrugën B në Prishtinë është djegur një shtëpi, si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer rreth orës 10:00 të paradites.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se policia ka pranuar informatën për incidentin dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nga informatat fillestare nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka deklaruar Pllana.

Njësitë relevante po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Të Fundit

Sport

ShowBiz