Digjet një shtëpi në Mitrovicë – pronari gjendet brenda pa shenja jete (VIDEO)
03
Lexo edheShqiptari nga Mitrovica që nuk iu lë mangu rusëve për qëndrueshmëri në temperatura të ulëta
Një person ka humbur jetën në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.
Rasti ka ndodhur sot pas mesdite pasi një shtëpi e kanë kapluar flakët.
Zjarrfikësit kanë intervenuar, ndërsa pas shuarjes së zjarrit kanë gjetur një person të moshuar – rreth 80 vjet – brenda në shtëpi pa shenja jete.
Më vonë është konfirmuar se viktima ka qenë pronari i shtëpisë së djegur.

Lexo edheShqiptari nga Mitrovica që nuk iu lë mangu rusëve për qëndrueshmëri në temperatura të ulëta
Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënsi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka treguar se ende nuk dihet se prej çfarë u shkaktuan flakët.