Digjet një nga xhamit më të vjetëra në Drenicë (FOTO)

Një xhami ka marrë flakë në një fshat të Drenasit, shkruan DrenicaPress
Bëhet fjalë për xhaminë në fshatin Verboc të Drenasit.
Lajmin e ka bërë të ditur, Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas.
Dje para dite saktësisht në mëngjes u informuam se iu është vënë zjarri xhamisë së vjetër ne fshatin Verboc. Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masat e duhura për sigurinë e objekteve fetare, që ato të mos bien pre e individëve që kanë qëllime të errëta dhe drejtësia të vihet në vend, si dhe aktorët e këtij akti makabër të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e KBI – dega në Drenas.

Lexo edhe“O biri i babës, qysh ke pas merak qashtu ke vdekë”, video nga lufta që të bën me lot
Lexojeni të plotë reagimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas:
Reagim nga Këshilli I Bashkësisë Islame në Drenas për
djegien e xhamisë në fshatin Verboc .
Dje para dite saktësisht në mëngjes u informuam se iu është vënë zjarri xhamisë së vjetër ne fshatin Verboc .
Prandaj Këshilli I Bashkësisë Islame në Drenas reagon ashpër ndaj një vepre të tillë të shëmtuar, ku përveçse është djegur tërësisht xhamia e vjetër në këtë fshat , është rrezikuar edhe djegia e xhamisë së re të ndërtuar para pak vitesh .
Ky rast përveç që është akt i papranueshëm, është veprim që dëmton seriozisht ndjenjat e besimtarëve ku kjo xhami ishte një ndër ma të vjetra në rajonin tonë .
Sulmet e tilla dhe përdhosja e objekteve fetare nxisin e ringjallin urrejtje, mos durim e dhunë, frikë dhe mosbesimit tek popullata e Kosovës, andaj duhet angazhim i të gjithëve që këso veprime të mos na përsëriten.
Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masat e duhura për sigurinë e objekteve fetare, që ato të mos bien pre e individëve që kanë qëllime të errëta dhe drejtësia të vihet në vend, si dhe aktorët e këtij akti makabër të sillen para drejtësisë.
Drenas 18.04.2020















