Digjet një automjet në ecje në aksin Elbasan–Tiranë, nuk ka të lënduar
dp

Lexo edhe“Po jetoj mes Tiranës dhe Prishtinës” – Egli Tako zbulon arsyen pse

Një incident ka ndodhur sot në aksin kombëtar Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë, në afërsi të fshatit Dopaj, ku një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje.
Sipas burimeve paraprake, zjarri ka shpërthyer papritur në pjesën e përparme të makinës, duke detyruar drejtuesin e mjetit të ndalojë menjëherë dhe të largohet nga automjeti.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mjeti është djegur thuajse plotësisht.

Lexo edhe“Po jetoj mes Tiranës dhe Prishtinës” – Egli Tako zbulon arsyen pse
Në vendngjarje kanë mbërritur shpejt forcat zjarrfikëse dhe patrullat e policisë, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës për të shmangur rrezikun për mjetet e tjera që qarkullonin në rrugë.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet për një defekt teknik në sistemin elektrik të automjetit.