back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeDigjet autobusi në hyrje të Beogradit (Foto)

Digjet autobusi në hyrje të Beogradit (Foto)

Të ngjajshme

Rubin: Organet e OKB-së shpesh nuk e përshkruanin mirë situatën në Kosovë

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, u pyet në...

Aferdita Dreshaj shfaqet në bikine, ‘digjet’ interneti

Modelja dhe këngëtarja e njohur Aferdita Dreshaj ka ndezur...

Forcat Ushtarake Policore të KFOR-it me ushtrim të përbashkët zjarri në Kampin Bondsteel

Forcat Ushtarake Policore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

James Rubin nis deklarimin e tij në Hagë, dita e dytë me radhë

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka filluar...

Një autobus me targa të qytetit kroat Osijek është djegur sot tërësisht në të hyrë të Beogradit, në afërsi të aeroportit “Nikolla Teslla”, njoftoi portali “Blic”.

Lajmin për portalin serb e ka konfirmuar shërbimi zjarrfikës i Beogradit, makinat e të cilit kanë dalë në vendngjarje.

Një dëshmitar okular ka thënë se autobusi ishte djegur “me plot kuptimin e fjalës brenda pak çasteve”.

“I pamë udhëtarët se si të tmerruar rrinin anës së autostradës dhe e shikonin zjarrin. Të gjitha që i kishin brenda iu dogjën, por nuk pamë se ka të lënduar”, ka thënë dëshmitari.

Nga ndihma e shpejtë kanë thënë për portalin se nuk kanë marrë thirrje, kështu që supozohet se s’ka të lënduar.

Udhëtarët kanë thënë se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

Autobusi u ndez kot së koti, përnjëherë, kështu që u krijua panik. Vozitësi e ndali dhe të gjithë vrapuam jashtë, për të shpëtuar kokën”, deklaroi për “Blic” një udhëtare.

Autobusi nuk ka qarkulluar në linjë të rregullt, porse ka qenë i mbushur me njerëz kryesisht më të moshuar që ishin nisur në Takimet Sllavonase (krahinë kroate në trekëndëshin kufitar me Serbinë dhe Hungarinë) në një kishë katolike në Zemun, në afërsi të Beogradit.

– Erdhëm për ekskursion njëditor, kështu që s’patëm kurrfarë bagazhi më të madh me vete, kanë sqaruar udhëtarët./Express/

   

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz