Digjen dy vetura në veri të Mitrovicës
BILLI
Lexo edheVetëm dy shqiptarë në Kuvendin e Mitrovicës Veriore (VIDEO)
Dy vetura janë djegur dhe një është dëmtuar në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.
Hoti ka pohuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit dhe se deri tani ka pasur informacione të ndryshme rreth asaj se si ka ardhur deri te kjo ngjarje.
Lexo edheVetëm dy shqiptarë në Kuvendin e Mitrovicës Veriore (VIDEO)
Por Hoti ka deklaruar se kjo akoma nuk është konstatuar dhe se nuk përjshtohet mundësia e zjarrëvnies së qëllimshme.
Ai ka thënë se njësitë policore janë në terren dhe janë duke hetuar rastin.