Po bëhen gati dy javë që një bjeshkë në Malishevë po digjet. Fshati Ponarc është i rrezikuar për herë të dytë të vihet në flakë. E, për të mbrojtur natyrën, aktivizimi i banorëve nuk mungon. Gjatë kësaj të diele dhjetëra fshatar të Panorcit janë mbledhur për të shuar këtë zjarr, prej të cilit janë të rrezikuara shumë shtëpi. Policia dhe zjarrfikësit thonë se nuk kanë mundur të mbërrijnë në vendin e ngjarjes.
Po e ngjet bjeshkën për t’iu bashkuar shokëve të tjerë.
Egzon Rrahmani, është vetëm njëri nga shumë banorët e Panorcit të Malishevës të cilët këtë të diel morën mundin ta shuanin zjarrin që ka kapluar bjeshkët e këtij fshati tash e dy javë.
Rrahmani për T7 ka treguar se deri më tash askush nga institucionet, përfshirë Policinë dhe Zjarrfikësit, nuk u kanë dal në ndihmë atyre.
Madje ai ka treguar që kjo nuk është hera e parë që këtë bjeshkë e merr flaka.
E njëjta kishte ndodhur edhe para dhjetë viteve.
Kurse dikush që ka shtëpinë shumë afër këtij zjarri ka treguar që ka frikë.
Ai kujton edhe rrezikun e para dhjetë viteve.
Edhe pse jo para kamerës, banorët kanë përmendur se dyshimet kryesore për ndezjen e zjarreve i kanë tek barinjtë të cilët kullosin bagëtinë në këtë pjesë.
Nga Policia e Kosovës janë arsyetuar se ekipet e tyre e kanë pasur të pamundur të kalojnë në pjesën e zjarrit.
Sipas komandantit të policisë në Malishevë, Hazir Berisha, njëjtë si Policia, edhe ekipet e Zjarrfikësve nuk kanë arritur të mbërrijnë në zonën ku po digjet, pasi që terreni ka qenë i papërshtatshëm. /Kaltrina Zymberi, T7