back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaShowBizDiCaprio zbulon pendesën më të madhe në karrierën e tij

DiCaprio zbulon pendesën më të madhe në karrierën e tij

Të ngjajshme

Neymar pëson humbjen më të thellë në karrierë, përfundon në lot pas ndeshjes

Santos ka pësuar debakël para tifozëve të saj duke...

Alternativat e Mimoza Kusarit për zgjedhjet e 12 tetorit

Alternativa për Kosovën, partia e Mimoza Kusari-Lilës do të...

Sot nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptar

Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare do...

Ky është serbi që u arrestua për krime lufte në zonën e Vushtrrisë

Një serb është arrestuar në pikën kufitare të Merdarës...

Ylli kinematografik Leonardo DiCaprio ka zbuluar pendesën më të madhe që ka nga karriera e tij, në një rrëfim të sinqertë.

Fituesi i çmimit “Oscar”, 50 vjeç, ka luajtur në disa nga hitet më të mëdha të Hollivudit, nga Titanic te The Wolf of Wall Street por ka një rol që ai pendohet që e ka refuzuar.

Duke folur për Variety, Leo zbuloi se filmi nga i cili u detyrua të tërhiqej ishte Boogie Nights, i regjisorit Paul Thomas Anderson.

Leo duhej të hiqte dorë nga roli në filmin e vitit 1997, sepse tashmë kishte firmosur kontratën për të luajtur personazhin ikonik Jack Dawson në filmin historik “Titanic”.

Në vend të tij, rolin e Eddie Adams e mori Mark Wahlberg, një rol që u nominua për tre çmime “Oscar” dhe u vlerësua nga Variety si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave. Ndërkohë, “Titanic”-u u nominua për 14 çmime “Oscar” dhe fitoi 11 prej tyre.

“Do ta them, edhe pse je këtu, pendesa ime më e madhe është që nuk luajta në Boogie Nights, ishte një film i thellë për gjeneratën time. Nuk mund ta imagjinoj askënd tjetër përveç Mark-ut në atë rol. Kur më në fund e pashë atë film, thashë me vete që ishte një kryevepër”./ TAR

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz