BallinaLajmeDiaspora nuk e ka ndryshuar rezultatin në asnjë komunë – kjo parti...

Diaspora nuk e ka ndryshuar rezultatin në asnjë komunë – kjo parti ka fituar më së shumti vota me postë!

Të ngjajshme

Miliona në lojë: Sa përfiton Kosova nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026?

Kombëtarja e Kosovës është vetëm disa hapa larg një...

Ademi: Sonte kryeqyteti i Sllovakisë frymon shqip

Në prag të sfidës historike të Kosovës ndaj Sllovakisë,...

Granit Plava: E kam dëgju krismën, Naimi ma ka gju armën edhe më tha ik shpejt, zhduku

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca...

Agim Ademi: Jemi diku 8 mijë tifozë në Bratisllavë!

Agim Ademi ka folur për mediat në Bratisllavë, pasi...

Votat e diasporës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave tregojnë një përkrahje të ndryshme për partitë dhe kandidatët, duke u reflektuar në disa komuna, por pa ndryshuar rezultatin përfundimtar.

Lëvizja VETËVENDOSJE ka mbledhur 2,967 vota nga diaspora, me Hajrulla Çeko si kandidatin më të votuar me 395 vota individuale. Rezultatet tregojnë një përkrahje të qëndrueshme për VV në shumicën e komunave ku u zhvillua balotazhi, transmeton lajmi.net.

LDK ka marrë gjithsej 2,740 vota nga jashtë vendit, me Bexhet Xheladini si kandidatin më të votuar nga diaspora me 873 vota. Diaspora ka luajtur një rol vendimtar për të konfirmuar pozicionin e kandidatëve në disa komuna, por nuk ka ndryshuar rezultatin përfundimtar.

AAK ka siguruar 1,618 vota, me Ardian Gjini si kandidatin më të votuar nga jashtë vendit me 396 vota. Për AAK, diaspora ka pasur një ndikim të dukshëm në forcuar pozicionin e kandidatëve në balotazhe të ngushta.

PDK ka mbledhur 1,205 vota nga jashtë vendit, me Shaban Shabani si kandidatin më të votuar me 458 vota individuale. Për PDK, mbështetja nga diaspora ka qenë e moderuar dhe e shpërndarë.

Në Mamushë, Fikret Morina i Mamuşa Halk Hareketi ka marrë 186 vota (83,41%) nga diaspora, ndërsa Abdulhadi Krasniç i KDTP-së ka siguruar 37 vota (16,59%).

Nga Kllokoti, nuk është proceduar ende ndonjë rezultat i votave me diasporë.

Pavarësisht mbështetjes së dukshme për disa kandidatë, asnjë komunë nuk ka pasur ndryshim të fituesit për shkak të votave nga jashtë vendit.

Të hënën procesi i numërimit do të vazhdojë për një pjesë të pakove që janë tërhequr nga kutitë postare në ShBA dhe Australi./lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz