Diant Ramaj niset për teste mjekësore te klubi i ri!

Portieri Diant Ramaj është shumë pranë rikthimit te FC Copenhagen, klub ku kishte luajtur më parë në formë huazimi.
Sipas raportimeve të fundit nga gazetari gjerman, Dominik Schneider, 24-vjeçari tashmë ka udhëtuar drejt Danimarkës, ku pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore para finalizimit të marrëveshjes, shkruan Indeksonline
Ramaj pritet t’i bashkohet Copenhagenit në formë huazimi, me klubin danez që do të ketë edhe opsionin e blerjes përfundimtare për rreth 5 milionë euro.
Portieri është nën kontratë me Borussia Dortmundin deri në vitin 2029. Ai kishte qenë pjesë e FC Copenhagenit edhe në sezonin 2024/25, kur u transferua te Dortmundi nga Ajax dhe menjëherë u huazua te klubi danez./Indeksonline/

Lexo edhe“Nuk erdha për para”, Zlatko Dalic pasi emërohet trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe
🚨 Excl. 🇩🇪🇩🇰
Diant #Ramaj on the verge of returning to #FCCopenhagen. The 24-year-old has already traveled to Denmark for his medical. Loan deal with an option to buy worth around €5m. @bolddk is also reporting on this.#BorussiaDortmund #Bundesliga pic.twitter.com/lMee2rZ2Yv— Dominik Schneider (@FT_schneidi) August 13, 2026














