Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali, në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, KFOR-i tha se vizita ofroi një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e perspektivave për situatën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Sipas njoftimit, Barduani përshkroi edhe angazhimin e KFOR-it për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë, dhe për të nxitur një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në vend.
“Gjenerali Barduani shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e kontingjentit grek, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë ndaj KFOR-it”, thuhet tutje në njoftim.