back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaZgjedhjetDhurata Hoxha: Fitorja konfirmohet me tubimin madhështor në Gjilan

Dhurata Hoxha: Fitorja konfirmohet me tubimin madhështor në Gjilan

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...
Dhurata Hoxha, Ministre në detyrë e Integrimit Evropian, mori pjesë në tubimin elektoral të PDK-së në Gjilan, duke e cilësuar se këtu u konfirmua fitorja e PDK-së.
“Fitorja e PDK-së konfirmohet me këtë tubim madhështor, tubim ku u bë e ditur edhe një herë rruga jonë, e ardhmja jonë euro-atlantike, partneriteti i përhershëm me ShBA-në dhe vlerat e kësaj miqësie”, ka shkruar znj. Hoxha.
Ja postimi i plotë i Znj. Hoxha në rrjetin social fb:
Sot, Gjilani ishte më i bukur se çdo herë, krahas flamujve të shtetit dhe kombit, valoi edhe flamuri amerikan. Me ne, në tubimin elektoral, ishte i pranishëm, z. Matthew Whitaker, njeriu kyç i Presidentit Trump dhe miku i Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli.
Fitorja e PDK-së konfirmohet me këtë tubim madhështor, tubim ku u bë e ditur edhe një herë rruga jonë, e ardhmja jonë euro-atlantike, partneriteti i përhershëm me ShBA-në dhe vlerat e kësaj miqësie. Ne jemi të bekuar me këtë miqësi. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!
#PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27

Të Fundit

Sport

ShowBiz