back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeDhunohet vajza 11 vjeçare në Gjermani

Dhunohet vajza 11 vjeçare në Gjermani

Të ngjajshme

105-shi i VV-Guxo, Tafil Peci- Boletini nis ditën nga Boletini, pranë kullës së heroit Isa Boletini

Kandidati për deputet nga koalicioni Vetëvendosje–Guxo, Tafil Peci, i...

Bedri Hamza tregon se çka i kërkuan amerikanët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kandidat...

S’mundet pa cigare, portieri i Barcelonës kapet duke përdorur “snus”

Skuadra e Barcelonës ditë më parë luajti ndaj Villarrealit,...

Detaji që zbulon se Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë ndarë?

Prej kohësh në media dhe rrjete sociale po përflitet...
- Advertisement -

Një vajzë 11 vjeçare është dhunuar në Gjermani nga një person i cili kishte vendosur një maskë të ujkut.

Viktima ishte kapur dhe dërguar në shkurre, e pastaj ishte sulmuar seksualisht në qytezën Obergiesing, në periferi të Munih, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Personi i maskuar ia kishte mbajtur vajzës gojën e mbyllur dhe e kishte kërcënuar me hakmarrje ndaj familjes së saj, në rast se ajo do të raportonte.

Gjithsesi, ajo it ha nënës, e cila e informoi policinë, të cilët menjëherë i filluan kërkimet.

Policia tha se ata kanë arrestuar një person 43 vjeçar.

I dyshuari, shtetas gjerman, që jeton në Munih, do të shfaqet para një gjyqi hetues të nesërmen.

Detektivët thanë që kanë bërë një hetim intensiv dhe kanë vepruar në bazë të burimeve dhe provave në vendin e ngjarjes.

Zyrtarët e policisë u dërguan edhe në shkolla dhe në institucione tjera ku gjenden fëmijët, në mënyrë që ta mbajnë rendin publik.

Ata madje publikuan edhe një maskë, të ngjashme me atë të cilën e kishte përdorur sulmuesi. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz