Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të ndara që kanë ndodhur më 3 prill në Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy gra kosovare për shkelje të ligjit.
Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 01:59, kur e dyshuara femër kosovare është arrestuar për kanosje dhe shqetësim ndaj një viktime mashkull kosovar, i cili kishte urdhër mbrojtjeje nga gjykata. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, transmeton lajmi.net.
Rasti i dytë ka ndodhur mëngjesin e 3 prillit, rreth orës 09:00, ku një tjetër grua kosovare është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në familje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Palët janë intervistuar nga autoritetet, dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës nënvizon se të dy rastet janë duke u trajtuar sipas procedurave ligjore dhe hetimet janë në vazhdim.
Raportet nga dy rastet:
Fushë Kosovë 03.04.2026 – 01:59. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi ajo ka shqetësuar dhe kanosur viktimën mashkull kosovar, i cili kishte urdhër mbrojtje nga gjykata. Me urdhër ë prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 03.04.2026 – 09:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje, e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /lajmi.net/