Policia e Kosovës ka njoftuar për dhunë familjare në Drenas, raporton Drenicapress
Sipas policisë një person është sulmuar nga një femër dhe dy djemtë e saj.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare dhe dy djemtë e tij meshkuj kosovar, njëri nga ta i mitur. Nuk raportohet për të lënduar, me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./Drenicapress