back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaBotëDhuna në Maqedoni, Ivanov mbledh sot liderët

Dhuna në Maqedoni, Ivanov mbledh sot liderët

Të ngjajshme

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të mbledhë sot në një takim liderët e partive politike, pas situatës së djeshme në Kuvend e cila eskaloi në dhunë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryeparlamentar.

Ivanov zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit e quajti veprim antiligjor.

“Apeloj për uljen e tensioneve dhe sjellje të përgjegjshme në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Deputetët janë përgjegjës për çdo veprim të tyre. Çdokush duhet të jetë përgjegjës për veprimet e veta”

“Vetëm përmes respektimit të kushtetutës dhe të ligjeve dhe të rendit kushtetues mund të ketë zgjidhje. Nuk ka çështje për të cilat nuk mund të arrihet epilog, por vetëm përmes respektimit të ligjeve dhe kushtetues

” Ftoj në takim liderët e të gjitha partive politikepasi ata kanë fituar besimin dhe janë përgjegjës për kapërcimin e gjendjes. Akush nga jashtë nuk na zgjidhin problemet nëse këtë vet nuk e bëjmë”, ka deklaruar mbrëmë kreu i shtetit të Maqedonisë gjatë një konference të shkurtër për media, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz