back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmeDhuna familjare, Gjermania synon t’i mbrojë viktimat me pranga elektronike

Dhuna familjare, Gjermania synon t’i mbrojë viktimat me pranga elektronike

Të ngjajshme

Zëvendësministri Durmishi publikon pamje nga ura e re mbi Ibër

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka ndarë sot pamje...

Trump: Televizoneve NBC dhe ABC duhet t’i hiqet licenca, janë të njëanshme

Presidenti Trump ka sulmuar televizonet e njohura amerikane NBC...

Dy muaj më parë luante në Rrogozhinë, Rio futet në historinë e Liverpoolit

16-vjeçari Rio Ngumoha i dha fitoren dje Liverpoolit në...

Dhuna familjare, Gjermania synon t’i mbrojë viktimat me pranga elektronike

Ministria Gjermane e Drejtësisë synon të mbrojë më mirë...

Ministria Gjermane e Drejtësisë synon të mbrojë më mirë viktimat e dhunës në familje në të ardhmen duke monitoruar në formë elektronike dhunuesit. Kjo propozohet në një projektligj të ri.

Viktimat e dhunës në familje do të mbrohen më mirë në të ardhmen duke iu vendosur pranga elektronike në këmbë autorit të krimit. Një projektligj nga Ministrja Federale e Drejtësisë Stefanie, Hubig (SPD) në Gjermani propozon që gjykatat familjare mund t’u kërkojnë autorëve të krimit të mbajnë byzylykë elektronikë me kyç në të ardhmen, siç raportohet nga portali gjerman Funke Media Group.

Viktima paralajmërohet

Nëse autori i krimit afrohet, viktima paralajmërohet nëpërmjet një pajisjeje marrëse dhe “kështu mund të shkojë në një vend të sigurt ose të kërkojë ndihmë në kohë, nëse është e nevojshme”, thuhet në dokument. Policia gjithashtu do të njoftohet automatikisht kur autori i dyshuar i afrohet femrës.

“Futja e monitorimit elektronik të vendndodhjes bazuar tek ligji i mbrojtjes nga dhuna në raste individuale, mund të ndihmojë në parandalimin e vrasjeve ose lëndimeve të rënda trupore”, thuhet nga Ministria Gjermane e Drejtësisë. Jo vetëm që viktimat mund të paralajmërohen më herët, por vetë autorët mund të sillen ndryshe edhe nëse e dinë se po monitorohen.

Pranga elektronike në këmbë do të përdoret tek të ashtuquajturat raste me rrezik të lartë dhe për një periudhë të kufizuar kohore. Gjyqtarët fillimisht do të autorizohen ta urdhërojnë atë për një maksimum prej gjashtë muajsh. Një zgjatje prej tre muajsh në të njëjtën kohë është e mundur, nëse viktima paraqet një kërkesë përkatëse dhe gjyqtarët vlerësojnë se rreziku vazhdon të ekzistojë, sipas draftit./DW/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz