back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDhoma e Tregtisë mirëpret heqjen e taksës doganore ndaj produkteve amerikane: Kërkon...

Dhoma e Tregtisë mirëpret heqjen e taksës doganore ndaj produkteve amerikane: Kërkon nisjen e negociatave për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-të

Të ngjajshme

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për heqjen e taksës doganore ndaj produkteve të importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një hap të vonuar, por të domosdoshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.

Në një komunikatë për media, kjo Dhomë rikujton se kishte kërkuar prej muajsh nga ekzekutivi që të merrte masa për heqjen e kësaj takse dhe për nisjen e menjëhershme të negociatave për një marrëveshje të tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, transmeton lajmi.net

“Që nga paralajmërimet e para të administratës amerikane, ne kemi ngritur zërin duke i kërkuar qeverisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm: heqjen e tërësishme të taksës doganore dhe nisjen e menjëhershme të negociatave për marrëveshjen e tregtisë së lirë Kosovë-SHBA. Megjithatë, qeveria nuk lëvizi drejt këtij qëllimi,” thuhet në reagimin e Dhomës.

Ajo vlerëson se ky vendim, së bashku me kthimin në fuqi të marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me SHBA-në, por thekson se nuk mjafton.

“Le të shërbejnë këto zhvillime pozitive në avancim të bashkëpunimit dhe nxitjes së investimeve amerikane në vendin tonë”, përfundon komunikata e Dhomës së Tregtisë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit