back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeDhjetor apo shkurt, opsionet për zgjedhje të jashtëzakonshme

Dhjetor apo shkurt, opsionet për zgjedhje të jashtëzakonshme

Të ngjajshme

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re, skenari më i mundshëm për vendin mbetet mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas seancës së Kuvendit, deklaroi se partia që ai drejton nuk do të pranojë mandatin për formimin e qeverisë, duke theksuar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk do të pranojë mandatin për formimin e qeverisë. Pa vonesë duhet të konsumohen procedurat në mënyrë që të shkojmë në zgjedhje,” tha Krasniqi.

Për të njëjtin opsion është shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili në seancë deklaroi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Deputeti Nenad Rashiq, në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm.

Rashiq shtoi se nëse skenari i zgjedhjeve bëhet i pashmangshëm, ato mund të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm. “Ka dy variante – ose deri në mesin e dhjetorit, ose në fillim të shkurtit. Por, më realja është që zgjedhjet të organizohen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit”, tha ai

Ndërkaq, juristi Ardian Bajraktari në një deklaratë për RTV Dukagjini ka theksuar se, nga aspekti kushtetues dhe procedural, afati më i mundshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare do të ishte mesi i dhjetorit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz