Dhjetë ditë para vdekjes, Princesha Diana zbuloi se për çfarë ishte penduar vërtet në jetën e saj

Pak para vdekjes së saj, thuhet se Princesha Diana ndau një reflektim të sinqertë dhe të hidhur me një mik të ngushtë në lidhje me intervistën e saj të famshme në Panorama. Barra më e madhe për të nuk ishte ajo që zbuloi për jetën apo ndarjen e saj, por ndikimi që pati tek dy fëmijët e saj, William dhe Harry, atëherë vetëm 15 dhe 12 vjeç.
Sipas mikeshës së saj, Rosa Monckton, Diana ndjeu se intervista i kishte lënduar djemtë e saj. Ajo pranoi se e bëri sepse nuk dinte si tjetër ta përballonte presionin dhe brishtësia e saj e bënte të prekshme ndaj gazetarit Martin Bashir.
Intervista historike e vitit 1995, e ndjekur nga miliona shikues në të gjithë botën, ishte plot me zbulime personale rreth martesës së saj me Charles dhe vështirësive me të cilat ajo u përball, siç është bulimia. Ajo vetë kishte përmendur frazën e famshme për praninë e një pale të tretë në martesën e saj, duke iu referuar aferës së Charles me Camilla Parker Bowles. Deri atëherë, çifti ishte ndarë tashmë, ndërsa divorci erdhi në vitin 1996.

Lexo edheKjo është lista me 16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”
Disa vite më parë, një hetim zbuloi se gazetari kishte përdorur metoda mashtruese për të marrë intervistën. BBC kërkoi falje publikisht dhe u zotua të mos e transmetojë më , ndërsa Princat William dhe Harry kanë folur hapur për dhimbjen që u shkaktoi kjo intervistë.
Rosa e përshkroi Dianën si një grua që mbante brenda gjithçka që kishte përjetuar dhe ndjente keqardhje për ndikimin në jetën e fëmijëve të saj. Të dy princat kanë thënë se intervista ndikoi ndjeshëm në marrëdhënien e tyre me nënën e tyre dhe në jetën e tyre në përgjithësi.













