Dhëndri shqiptar firmos me Barcelonën, Loredana ndan foton

Barcelona ka shtuar një tjetër emër të rëndësishëm në repartin ofensiv, duke zyrtarizuar transferimin e Karim Adeyemit nga Borussia Dortmund.
Sulmuesi 24-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin katalanas, e cila do ta mbajë të lidhur me “blaugranët” deri në verën e vitit 2031. Sipas mediave sportive, marrëveshja i ka kushtuar Barcelonës rreth 29 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.
I formuar si një nga talentet më premtues të futbollit gjerman, Adeyemi vjen pas tre sezonesh te Borussia Dortmund, ku zhvilloi 146 ndeshje dhe realizoi 36 gola në të gjitha kompeticionet. Ai pritet të sjellë më shumë shpejtësi dhe dinamikë në sulmin e Barcelonës, pas ndryshimeve të bëra në skuadër gjatë kësaj merkatoje.

Lexo edheSunny Hill, më shumë se muzikë – historia e brezit që u formua me festivalin
Momenti i prezantimit nuk kaloi pa u vënë re edhe për një tjetër arsye. Në ceremoninë zyrtare, futbollisti ishte i shoqëruar nga partnerja e tij, reperja me origjinë shqiptare Loredana, e cila ndau edhe fotografi nga dita e veçantë. Në ambientet e klubit ishte e pranishme edhe vajza e saj, Hana, duke e kthyer prezantimin në një moment familjar.
Adeyemi bëhet një nga afrimet kryesore të Barcelonës këtë verë, ndërsa klubi synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri në Spanjë dhe në Evropë.















