BallinaLajmeDha dorëheqje nga Qeveria Kurti- Edi Rama është afër t’i jap Liburn...

Dha dorëheqje nga Qeveria Kurti- Edi Rama është afër t’i jap Liburn Aliut një post me vlerë në Shqipëri

Të ngjajshme

Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për drogë

Është dorëzuar në polici në stacionin policor të Suharekës...

Pas përfundimit të “BBVA”, Kristi Lamaj opinionist i këtij programi!

Pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP 5”,...

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Prishtinës, shkak një rrjedhje e madhe

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar qytetarët...

Në një lëvizje surprizuese, ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është emëruar në pozicionin e drejtorit të Portit të Durrësit, raporton portali VNA.al në Shqipëri bazuar në burime.

Dy muaj pas dorëheqjes nga pozita e ministrit në detyrë të Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Aliu, një prej figurave eminente të Vetëvendosjes është emëruar drejtor i Portit të Durrësit.

Siç raporton VNA.al në raportimin ekskluziv të së hënës, Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku.

VNA.al shkruan se përpos Aliut, që do të marrë nën drejtim Portin e Durrësit, ministrja Balluku ka emëruar edhe drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Në këtë pozitë është emëruar Kreshnik Bajraktari.

Liburn Aliu ka shërbyer në qeveri ndër vite, përfshirë si ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Aliu më herët kishte dhënë dorëheqje nga Qeveria Kurti, pas mosmarrëveshjeve të brendshme dhe dallimeve politike në qasje ndaj disa çështjeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz