BallinaLajmeDevolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Të ngjajshme

EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet

Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu prezantuan dje anëtarëve...

KEDS informon: Kur dhe ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar...

Edhe pse gjykimi ka përfunduar, Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin Kadri Veselit. ‘‘Thaçi dhe...

Aksident trafiku në Prishtinë: Përfshihen disa vetura, (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më...

City mendon për pasardhësin? Guardiola do të vendosë pas finales me Arsenalin

Pyetjet rreth të ardhmes së Pep Guardiola te Manchester...

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe me ndikim në Ballkanin Perëndimor, është vlerësuar me European Quality Award, një ndër çmimet më të respektuara që i jepen kompanive me standarde të larta evropiane.

Ceremonia u mbajt në Oxford, Mbreterine e Bashkuar, ku çmimin e pranoi Jona Devolli, zv.Presidente e Devolli Group.

Ky vlerësim ndërkombëtar i dedikohet organizatave që demonstrojnë përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj cilësisë, inovacionit, menaxhimit të qëndrueshëm dhe ndikimit pozitiv në ekonomi dhe shoqëri. Devolli Group u përzgjodh falë rolit të saj udhëheqës në industrinë e prodhimit dhe konsumit, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë ceremonisë në Oxford, Jona Devolli u nderua me emblemën e artë të cilësisë, e cila simbolizon arritjet e kompanisë në standardet operacionale, qeverisjen korporative dhe vizionin strategjik që ka çuar Devolli Group drejt zgjerimit ndërkombëtar.

“Është nder i madh që të pranojmë këtë vlerësim në Oxford. Kjo na motivon edhe më shumë të vazhdojmë rrugën e zgjerimit global, duke mbetur njëherazi të përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës.” : tha Jona Devolli gjatë fjalës së saj.

Gjatë ceremonisë u dorëzua edhe një trofe simbolik, që nënvizon përkushtimin e Devolli Group ndaj etikës së biznesit dhe standardeve të larta të cilësisë. Përfaqësuesit e komitetit organizativ theksuan se kompania ka treguar ritme të larta zhvillimi, kapacitete moderne prodhuese dhe një ndikim të fuqishëm në ekonomi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz