Fidan Morina nga fshati Xerxe e komunës së Rahovecit 4 vite më parë ishte larguar nga puna nga Banka KEP-trust me seli në këtë fshat.
Por Morina duke e ditur se ishte larguar padrejtësisht nga puna nuk u dorëzua asnjëher dhe pas 4 vitesh del “fitimtar” ndaj B-KEP Trust. Gjykata e shkallës së dytë në Prishtinë ka marrë vendim me të cilin është vendosur se B-KEP trust t’ia kompensojë pagat Fidan Morinës nga data 27 korriku e deri me tani pasi gjeti se ai ishte larguar kundërligjshëm nga puna. Banka KEP-trust me seli ne Xerxe Komuna e Rahovecit, detyrohet që Fidan Morinën nga Xerxa komuna e Rahovecit ta kthejë në punë dhe t’ia kompensojë pagat nga momenti i (largimit prej 4 vitesh) nga vendi i punës, tatimin në ATK dhe kontributet në Trustin Pensional, shpezimet procedural dhe nje shume prej 8000 euro gjobe inspektorjatit te punes
Morina tani më I eshte kthyer punës në zyrën e Xerxes dhe është kompenzuar dhe bën apel që nëse hasin në parregullsi dhe padrejtesi nga institucioni ku punojnë atëhere le ti drejtohen drejtëisisë pasi që raste të tilla ka të shumta po që nuk kanë guxim të deklarohen për arsye të ndryshme. /Botapress.info