back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Detyrat para Atdheut nuk kryhen deri në frymën e fundit të jetës”...

“Detyrat para Atdheut nuk kryhen deri në frymën e fundit të jetës” – Thaçi tregon nëse do kthehet në politikë

Të ngjajshme

Xavi refuzon ofertën për të menaxhuar një kombëtare

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dëshiron t’i përmbahet planit...

14 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi, nesër një mori aktivitetesh

Nesër bëhen 14 vjet prej kur heroikisht në Zubin...

IHMK: Edhe nesër priten temperatura ekstreme – maksimalja 40 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Haga, në një intervistë  për emisionin Rubikon, ka folur për jetën që do të bëjë pas lirimit, duke theksuar se nuk e ndjen mungesën e politikës, dhe se për të, rikthimi në jetën familjare është prioriteti kryesor.

Thaçi tha se angazhimi politik nuk i mungon, ndërsa me një ton sarkastik shtoi:

“Nuk më mungon aktiviteti politik, ndoshta as unë politikës. Megjithëse politika si zanat është shumë e mirë. Edhe pse sot paguaj çmim politik, mua më pëlqen dhe e dua”.

Ai u shpreh mirënjohës për besimin që qytetarët i kanë dhënë gjatë dekadave të shërbimit në pozitat më të larta shtetërore, por nënvizoi se nuk e sheh veten si rrezik politik për askënd, transmeton lajmi.net

“U përkulem gjithmonë qytetarëve të Kosovës për besimin që më dhanë për mbi dy dekada. Nuk paraqes garuesin e as rrezikun politik për askënd. Por, shërbimi publik është jeta ime”.

Duke folur për të ardhmen pas lirimit, Thaçi tha se do të ndjekë zemrën dhe pasionin, duke e përjashtuar politikën si preokupim të menjëhershëm.

“Do bëj atë që më do zemra. Jeta politike nuk paraqet preokupim dhe nuk më mungon. Jam i tejpërmbushur; kam qenë lider studentor, luftëtar lirie, shef opozite për vite, disa herë kryeministër, zv.kryeministër, ministër i jashtëm dhe President. Detyrat para Atdheut nuk kryhen deri në frymën e fundit të jetës”, theksoi Thaçi./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit