Detaje të reja zyrtare rreth aksidentit të motoristit nga Tetova
01

Lexo edheMilloshoski: Nuk duhe të ketë linja të kuqe, do të ketë kompromis nëse tregohet vullnet politik

Zbardhen detajet nga aksidenti fatal ku humbi jetën tetovari 38 vjeçar me motor në autostradën Shkup – Tetovë.
Siç njofton policia, motoristi ka goditur dy këmbësorë në korsinë e emerengjencës në autostradën Shkup-Tetovë, të cilë kishin defekt në veturën të tipit BMW por ishin pa shenja paralajmëruese.
Nga përplasja ka vdekur motoristi dhe me lëndime të rënda e pësoi një këmbësor.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, dy orë pas mesnate.
Në aksidenti ka humbur jetën 38 vjeçari R.R me motorin e tij “Suzuki” i cili ka goditur dy këmbësorë, I.S (38) nga fshati Saraj dhe M.H (28) nga Gjorçe Petrov të cilët ishin duke qëndruar pranë makinave të tyre në korsinë për ndalimin e emergjencës.

Lexo edheMilloshoski: Nuk duhe të ketë linja të kuqe, do të ketë kompromis nëse tregohet vullnet politik
Në aksident ndërroi jetë në vend tetovari, ndërsa lëndime të rënda mori I.S i cili ishte transportuar në Qendrën Emergjente në Shkup.
H.M pas trajtimit mjekësor është liruar nga spitali./Telegrafi/
