BallinaLajmeDetaje të reja nga aksioni i policisë ku u arrestuan dy bjellorusë,...

Detaje të reja nga aksioni i policisë ku u arrestuan dy bjellorusë, një rus dhe një shqiptar në Drenas

Të ngjajshme

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i djeshëm i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ku në fshatin Arllat të Drenasit është ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë, brenda të cilit ndodheshin katër persona të dyshuar për kalim ilegal të kufirit, transmeton IndeksOnline.

Sipas informacioneve, automjeti është ndaluar pas orës 13:00, teksa po qarkullonte në rrugën Pejë–Prishtinë, në zonën e Arllatit. Përveç shoferit, shtetas i Shqipërisë, në veturë ndodheshin edhe tre persona të tjerë: dy shtetas të Bjellorusisë dhe një shtetas rus.

Policia dyshon se tre shtetasit e huaj kishin hyrë ilegalisht nga territori i Shqipërisë në Kosovë.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e punës dhe angazhimeve të saj, ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë të drejtuar nga i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë. Në automjet kishin qenë edhe tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Bjellorusisë dhe një shtetas i Rusisë, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë. Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të hyrjes ilegale në vend janë në zhvillim./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz