back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDetaje të reja nga aksidenti i rëndë në Komoran, ka më shumë...

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Komoran, ka më shumë se dy të vdekur

Të ngjajshme

Lugu i Butë — Krimet e tmerrshme në Komunën e Istogut

Shkruan: Gani Dreshaj Një letër e hapur për komunitetin, historianët...

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja, duke treguar se në Komoran kanë ndodhur dy aksidente afër njëra tjetrës.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, aksidenti i parë në Komoran ka qenë një vet-aksident, ku dyshohet se kanë humbur jetën dy persona.

Ndërsa, sipas tij aksidenti i dytë ka ndodhur mes një kamioni dhe një ambulance, ku edhe në këtë dyshohet se një person ka ndërruar jetë, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Pas pranimit të informacionit rreth orës 20:00, për një aksident trafiku në rr. Pejë-Prishtinë në afërsi të Komoranit, njësitet policore kanë reaguar në atë lokacion.

Sipas informacioneve të para nga zyrtaret policor dyshohet se në rastin e parë një drejtues automjeti ka humbur kontrollin duke u vetaksidentuar, ndërsa po në afërsi të njëjtin vend pak minuta më vonë një aksident tjetër është shkaktuar ndërmjet: një kamioni dhe një autoambulance.

Ne vetaksidentin e raportuar dyshohet për dy persona të vdekur, ndërsa raportohet se edhe në automjetin e ambulancës një person ka humbur jetën.

Njësitet policore dhe të emergjencës po ndërmarrin veprimet e nevojshme në vend të ngjarjes për të identifikuar rrethanat se si kanë ndodhur të dy rastet, është njoftuar  prokurori dhe hetimet për të dy këto raste të rënda janë në proces”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit, Hoxha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz