BallinaLajmeDetaje- Pse u arrestua i dyshuari në Gjilan që thuhet se “keqtrajtua”...

Detaje- Pse u arrestua i dyshuari në Gjilan që thuhet se “keqtrajtua” nga Policia dhe si nisi ta shpërndante drogën rrugës

Të ngjajshme

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Nën prangat e policisë dy ditë më parë përfundoi një person në Gjilan.

Si fillim rasti u raportua se si zyrtarët policorë e keqtrajtuan qytetarin gjatë arrestimit dhe se si dëgjoheshin britmat në këtë rast.

Por çfarë ndodhi në të vërtet.

Lajmi.net mëson se në fakt i dyshuari në këtë rast ishte ndaluar për shkak të dyshimit mbi posedimin e narkotikëve, e në momentin kur u tentua të ndalohet për 1 kilogram drogë, i njëjti ka filluar që atë ta shpërndajë rrugës.

E për këtë rast, masa mori edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se me të marrë informatën, hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas njoftimit të bërë nga IPK, tanimë është rekomanduar suspendimi i dy zyrtarëve policorë si të dyshuar për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtar apo autorizimeve publike”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz