back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeDetaje nga vdekja e 2- vjeçarit, nëna e gjeti të shtrirë në...

Detaje nga vdekja e 2- vjeçarit, nëna e gjeti të shtrirë në dysheme

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Devoll ku një fëmijë 2 vjeçar është dërguar në spitalin e Bilishtit pa shenja jete.

Në kohën kur nëna po kryente punët e shtëpisë, 2 vjeçari ka marrë një bidon gjysmë litër, duke menduar se ka qenë me ujë, por në fakt ka rezultuar se ishte raki.

Pasi e ka konsumuar sipas mjekëve rakia i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes duke i sjellë vdekjen. Nëna e ka gjeturtë voglin të shtrirë në dysheme dhe menjëherë më pas e kanë çuar në spital por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Sul të Devollit.

Njoftimi i policisë

Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz