back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDetaje nga rasti i rëndë në Lipjan: Enver Bajraktari u gjet i...

Detaje nga rasti i rëndë në Lipjan: Enver Bajraktari u gjet i vdekur dhe i varrosur

Të ngjajshme

Bora vishet me fustan të bardhë, mahnitë me pamjen

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është shumë aktive në rrjetet...

Gjendet i groposur një trup në Lipjan, dyshohet për vrasje të rëndë

Në fshatin Baicë të Lipjanit sot është gjetur i...

Daku vazhdon shkëlqimin në Rusi, shënon nga penalltia ndaj Sochit

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku ka realizuar nga penalltia për...

Rasti i rëndë i vdekjes së Enver Bajraktarit nga Baica e Lipjanit, po hetohet prej Policisë dhe Prokurorit të Shtetit. Ai fillimisht u raportua i zhdukur, ndërsa sot u gjet pa shenja jete.

Burime të Klankosova.tv kanë bërë me dije se ai humbi jetën në rrethana të dyshimta dhe fakti më tronditës është se u gjet i varrosur nga familja.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë ka iniciuar rastin dhe do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e ngjarjes që tronditi familjen Bajraktari.

Kujtojmë se viktima ishte raportuar si i zhdukur që nga dita e diel dhe kërkimet për të kishin vazhduar deri në momentin kur u gjet i vdekur.

- Advertisement -

Të Fundit