Detaje nga plagosja në Tiranë, 15-vjeçari mori plumb në qafë

Rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, një i mitur 15 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur me armë zjarri brenda një picerie në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë.
Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e një shkrepjeje të pavullnetshme gjatë një momenti brenda picerisë. Sipas të dhënave dëshmitarët nuk kanë konstatuar ndonjë konflikt mes të miturit dhe autorit të dyshuar.
Sipas të dhënave paraprake, i mituri është plagosur në qafë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme në spital, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.

Lexo edheBarcelona “ngacmon” për Rashfordin, por Manchester United nuk lëshon pe për çmimin
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë një punonjës i picerisë, konkretisht motorristi.
Punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./tch/














