back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDetaje nga ngjarja tragjike në Prishtinë ku burri vrau gruan pastaj veten

Detaje nga ngjarja tragjike në Prishtinë ku burri vrau gruan pastaj veten

Të ngjajshme

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Shpërthen një zjarr në një hotel luksoz në Alpe, evakuohen mysafirët

Dhjetëra njerëz u evakuuan pasi një zjarr përfshiu një...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar një muaj paraburgim,...

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore, policia ka ngritur versionin e hetimit se tragjedia e sotme në Prishtinë ka të bëjë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes.

“Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e marra me armë zjarri”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri ( revole ) e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, përfundon policia.

Duke u thirrur në burime të veta, Gazeta Express raportoi se viktimat janë burrë e grua, ndërsa sipas fqinjëve çifti kishin probleme të vazhdueshme mes vete.

Sipas versionit të fqinjëve problemet kanë ardhur edhe si shkak i xhelozisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz