back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaShowBizDetaje nga ndarja e bujshme e Katy Perry

Detaje nga ndarja e bujshme e Katy Perry

Të ngjajshme

Orlando Bloom ka zgjedhur të flasë për herë të parë pas ndarjes së tij nga Katy Perry, duke treguar se pavarësisht gjithçkaje, mes tyre mbizotëron respekti dhe dashuria.

Çifti i famshëm nisi romancën në vitin 2016 dhe gjatë viteve kaluan momente të forta, ulje-ngritje, por edhe një fejesë madhështore në vitin 2019. Në gusht të vitit 2020, ata mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Daisy Dove – bekimi më i madh i marrëdhënies së tyre.

Pas lajmit të ndarjes, aktori ka zgjedhur të japë një mesazh plot qetësi:

“Jam shumë mirë. Jam shumë mirënjohës. Kemi një vajzë të bukur. E dini, kur jep gjithçka nga vetja, siç bëra unë në këtë film, ndihem mirënjohës për çdo moment,” – tha Bloom.

Ndërkohë që promovon filmin e tij të ri, ai theksoi se raporti me Katy-n nuk ka marrë fund, por ka ndryshuar formë:

“Do të jemi mirë,” – u shpreh aktori, duke shtuar me bindje: “Ka vetëm dashuri.”

Nga ana tjetër, Katy Perry nuk ka bërë komente të drejtpërdrejta për fundin e fejesës, por paraqitjet e saj në skenë flasin vetë. E freskët dhe plot energji gjatë turneut veror, ajo ka treguar me humor dhe autoironi se di të përballojë kujtimet që fansat i sjellin për ish-partnerin e saj.

Burime pranë çiftit konfirmojnë se prioriteti i tyre ka qenë dhe mbetet vajza e vogël:

“Prioriteti i tyre ka qenë dhe do të jetë gjithmonë që Daisy të rritet me dashuri, stabilitet dhe respekt,” – thonë njerëz të afërt me ta.

Mesazhi që të dy duan të japin është i thjeshtë: edhe pse romanca nuk është më, dashuria për vajzën dhe kujdesi për familjen do t’i mbajë gjithmonë të lidhur.

Orlando Bloom flet hapur për fundin e historisë me Katy Perry
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz