back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeDetaje nga dosja: Gjykata Themelore i cakton masën e paraburgimit dy të...

Detaje nga dosja: Gjykata Themelore i cakton masën e paraburgimit dy të dyshuarve në Pejë për vjedhje të rënda (EMRAT)

Të ngjajshme

Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga Pejë – Kuqishtë

Reshjet e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të guarve në...

Alcaraz e “shkërrmoqi” Djokovicin, fiton lehtësisht finalen e “Australia Open”

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, ka triumfuar në finalen e...

Zelensky: Bisedimet e reja trepalëshe do të mbahen më 4-5 shkurt në Abu Dhabi

Një raund i ri bisedimesh trepalëshe të ndërmjetësuara nga...

Policia e Kosovës me 30 janar të këtij viti ka arrestuar Trim Belegun dhe Alban Jahajn të dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në qytetin e Pejës.

Gjykata Themelore në Pejë, me kërkesë të Prokurorisë Themelore, ka caktuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit, në një seancë që u mbajt sot.

Lajmi.net ka arritur të siguroj dosjen mbi dy të dyshuarit. Belegu (2001) dhe Jahaj (1997) akuzohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe “grabitje”.

Sipas dosjes së prokurorisë, të siguruar nga lajmi.net, të dyshuarit Trim Belegu dhe Alban Jahaj, me fytyra të mbuluara, kanë hyrë në lokalin e “Western Union”. Trim Belegu, nën kërcënimin e thikës, i kishte kërkuar të holla punëtores. Ata arritën të grabisnin 1,000 euro dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Kjo ngjarje kishte ndodhur me datën 28 janar, në ora 15:45.

Trim Belegu po ashtu ishte i përfshirë në një grabitje tjetër. Me datën 21 dhjetor 2025, nën kërcënimin e thikës, së bashku me një person tjetër A.K kishin grabitur barnatoren “Riga Pharm”. Nga ajo grabitje, kishin arritur të merrnin 800 euro, thuhet në dosjen e Prokurorisë./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz