back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeDetaje nga aksidenti tragjik në Llapushnik – Dy persona humbin jetën, një...

Detaje nga aksidenti tragjik në Llapushnik – Dy persona humbin jetën, një 19-vjeçar në gjendje të rëndë

Të ngjajshme

Dy persona kanë humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku zinxhiror që ka ndodhur në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Llapushnik.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për media se dy viktima janë sjellë pa shenja jete në Prishtinë.

“Dy persona janë sjellë pa shenja jete në QKUK. Gjithashtu, një 19-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet nga mjekët tanë”, tha Syla.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz